Agim Ibraimi i pranishëm në Lozhën VIP

Në ndeshjen Shkëndija – Ararat,  që u zhvillua në  arenën “Todor Proeski” në Shkup , ndeshje e cila përfundoi  2:0 për skuadrën  kuqezi, e vlefshme  pë turin e parë  të Konferencë Ligës,  të pranishëm ishin edhe futbollist  të ekipeve  të ndryshme  dhe  zyrtar  publik nga  shumë institucione  sidomos ato sportive.

Në tribunat e stadiumit kishte një numër të vogël të tifozëve  të zjartë të kuqezinjëve  dhe  një një numër shumë i vogël i gazetarëve.

Por ajo që bie në sy se në mediume (portale) të shumta është  prania e Agim Ibraimit  ish futbollistit  të kuqezinjëve  dhe së fundit  futbollist I ekipit Dinamo të Tiranës. Prania e tij nëstadium nuk është asnjë surprise pasi  ai është ritur  në këtë skuadër por përflitet se ai do angazhohet në rolin e drejtorit teknik te Shkëndija.

Pos Agim Ibraimit në stadium ka qenë edhe seleksionuesi i reprezentacionit A, Blagoja Milevski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share