Ageler përshëndet Mickoskin se gjatë betimit do të përdor emrin Kushtetues

DAVKOVA SIGURON TË ARDHME EVROPIANE PËR VENDIN

Aggeler përshëndet njoftimin e Mickoskit se gjatë betimit do të përdorë emrin kushtetues. Ageler mori garanca për rrugëtimin e vendit drejt strukturave euroatlantike edhe nga takimi që pati me Presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkoka.

Ambasadorja SHBA-së në vend, Angela Aggeler në një intervistë për “360 gradë”,përshëndet vendimin e mandatarit të ardhshëm Hristian Mickoskit se do të përdorë emrin kushtetues të shtetit gjatë betimit si kryeministër i ardhshëm dhe në paraqitjet e tij jashtë vendit.

Do të them se ishte një zhgënjim për lidershipin në Uashington kur Presidentja vendosi të mos përdorte emrin kushtetues të vendit gjatë betimit dhe, sinqerisht, ajo që do të bëjnë kryeministri dhe ministrat e ardhshëm është diçka që ne e mirëpresim. Siç e kuptova, Rregullorja e Kuvendit është ndryshuar për të përfshirë (emrin kushtetues) dhe jam e kënaqur që e shoh këtë, ndërsa jam shumë e kënaqur dhe përshëndeta daljen e tij publike natën tjetër në të cilën ai tha se do të respektonte emri kushtetues kur të bën betimin”, thotë Aggeler.

Ageler mori garanca për rrugëtimin e vendit drejt strukturave euroatlantike edhe nga takimi që pati me Presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkoka.

”Integrimet evropiane kanë ndikim pozitiv në konsolidimin demokratik dhe ekonomik të vendeve të rajonit, dhe është nevoja për integrim të përshpejtuar evropian. procesi i anëtarësimit në BE duhet të vlerësohet sipas meritave të tij dhe të mos pësojë presion politik nga shtetet e tjera anëtare’ – thonë nga kabineti Siljanovskës.

Në takimin presidentja e theksoi rolin dhe mbështetjen e SHBA-së në intensifikimin e proceseve reformuese dhe vuri në dukje se vendi mbetet i përkushtuar për zbatimin e reformave në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe reformat në sektorin e sigurisë, si një nga prioritetet tona më të larta. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share