Ageler: Besimi i ulët i qytetarëve në drejtësi/ Diplomatët Të rritet transparenca dhe profesionalizmi në Gjyqësorë

Ambasadorja e ShBA-së, Angela Ageller tha se, besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor është në një nivel është tmerrësisht i ulët dhe Këshilli Gjyqësor duhet të ndjekë ligjin dhe t’i rezistojë presioni politik. Rritja e transparencës dhe profesionalizmit të sistemit gjyqësor, duhet të jenë prioritet kryesor i Qeverisë dhe Kuvendit të ri, porositën sot diplomatët perëndimor, gjatë konferencës për përparim gjatë zbatimit të rekomandimeve nga misioni vlerësues i BE-së nga ana e Këshillit Gjyqësor. 

“Raporti i misionit vlerësues të BE-së është një udhërrëfyes i vlefshëm për ristrukturimin e Këshillit Gjyqësor dhe rivendosjen e rolit të tij brenda gjyqësorit. Këshilli Gjyqësor është një armë e rëndësishme në arsenalin e armëve që do të nevojitet për transformim të vërtetë të gjyqësorit të Maqedonisë së Veriut në një institucion që do t’iu shërbejë qytetarëve të saj, që i mbron të pafajshmit dhe i dënon ato të cilët vlerësojnë se janë mbi ligjin” – tha Angela Aggeler, Ambasadorja e ShBA-së në RMV.

Ndërkaq, ambasadori i Holandës në vend, Dirk Jak Kop, tha se qytetarët e vendit presin dhe meritojnë që Qeveria të zbatojë reformat që kanë të bëjnë me integrimin e vendit në BE dhe transformimin e gjyqësorit pasi kjo, sipas tij, e sjell vendin në BE. Ai shtoi se, BE dhe Maqedonia e Veriut kanë një marrëveshje me të cilën, Unioni ofron ndihmë teknike dhe financiare ndërsa vendi duhet të zbatojë reformat.

“Shumë nga rekomandimet e ekspertëve përfshijnë ndryshime të legjislacionit, ndërsa tre rekomandime kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese. Megjithatë, asnjëra prej këtyre nuk duhet të ndodhë në mënyrë të shpejtë, pa përfshirjen e komunitetit të ekspertëve dhe sektorit civil. Reformat duhet të jenë sistematike, gjithëpërfshirëse dhe inkluzive dhe duhet të kenë për qëllim arritjen e standardeve të BE-së, si dhe të mundësojnë gjyqësor funksional transparent dhe të drejtë” – tha Dirk Jan Kop – ambasadori i Holandës në RMV.

Sipas kryetares së Këshilli Gjyqësor, Vesna Dameva, këshilli veçmë ka filluar procesin reformues të implementimit të rekomandimeve të Misionit vlerësues të BE-së. Duke folur për paralajmërimet e qeverisë së re për shpërbërjen e Këshillit dhe reforma në pjesën e zgjedhjes së anëtarëve të tij, Dameva tha se është kundër tezës që të ketë përgjegjësi kolektive, pasi vlerëson se duhet të ketë përgjegjësi individuale dhe sanksionim. /tvklan.mk.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share