Sot në adresën elektronike të kompanisë së qarkullimit publik është dërguar njoftim se do të vendoset bombë në autobusin e NQP -“Shkup”. Për shkak të kësaj, të gjithë autobusët u tërhoqën nga qarkullimi.
Ministria për Punë të Brendshme njoftoi se ka arrestuar personi J.I, pasi i njëjti ka kërcënuar se do të vendosë bombë në autobusët e NQP “Shkupi”. E Afrim Muça i punësuar në NQP tha se ai do ta padis dretjorin e kompanisë pasi së pari drejtori i kompanisë e kishte akuzuar atë se kishte vendosur bombë.
‘‘Turp i madh se si një drejtor të deklaron ashtu, pra nga nesër do të angazhoj avokatë dhe do ta padis për shpifje drejtorin e NQP-së, Aleksandër Stojkovski i cili më ka akuzuar para gjithve këtu, kishte edhe persona zyrtar se unë e paskam vendosur bombën sipas tij, a unë nuk kam asnjë lidhje me këtë gjë, pra më tha Afrim ti e ke bërë këtë do ta shohësh se çfarë do të ndodhë” – deklaroi Afrim Muça, i punësuar në NQP.
Ndryshe, sot në mëngjes i gjithë qyteti i Shkupit ishte në kaos, pasi autobusët e NTP-së u tërhoqën nga qarkullimi. /KlanMacedonia/