Afrim Gashi takon Vjosa Osmanin

Sonte në Shkup, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, e ka takuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të vizitës së saj në Maqedoni, përcjell KlanM.

“Në këtë takim me Presidenten Osmani është diskutuar për marrëdhëniet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me ç’rast është konstatuar se dy vendet tona kultivojnë relacione solide në frymë të së ardhmes së përbashkët euroatlantike. Në këtë takim po ashtu është diskutuar edhe për zhvillimet e gjithmbarshme rajonale, me ç’rast kryetari Gashi, që është edhe kryetar i Grupit të Miqësisë mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ka theksuar se ne edhe si shtet, por edhe si shqiptarë në RMV, kemi dëshmuar se jemi mbështetës dhe aleatë të sinqertë të shtetndërtimit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Alternativës.

Presidentja Osmani, sipas njoftimit, e ka përgëzuar delegacionin e Alternativës për angazhimin e saj politik dhe ka shprehur inkurajimin e saj  për vazhdimin e këtij kursi miqësor e vëllazëror./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share