12 Qershori, një ditë e mbushur me aktivitete përkujtimore, ku Kosova festoi Ditën e Çlirimit, duke kujtuar kontributet e mëdha të partnerëve ndërkombëtarë. Në mesin e tyre, Admirali Sir Tony Radakin, Shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, theksoi rolin e trupave britanike në mbështetjen e vazhdueshme të sovranitetit të Kosovës.
“Ndërsa kujtojmë dhe nderojmë sakrificën e ushtarëve tanë që luftuan për lirinë e Kosovës, ne gjithashtu festojmë angazhimin tonë të palëkundur për të mbështetur sovranitetin e saj përmes misionit të vazhdueshëm të KFOR-it. Angazhimi ynë ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon është po aq i fortë sot sa ishte në fillimet e operacioneve tona atje. Ne jemi krenarë për të qenë pjesë e historisë së Kosovës dhe të ardhmes së saj”, deklaroi Admirali Radakin.
Joined by @cabster3560, UK veterans, @NATO_KFOR and @KSF_Kosova, we honoured the 14 members of @BritishArmy & @RoyalAirForce who have lost their lives securing peace in #Kosovo.
An honour to lay a wreath on behalf @AdmTonyRadakin_ 25 years after #NATO entered #Pristina. pic.twitter.com/j9XcCZsHDS
— UK Defence in Kosovo (@UKDefenceKosovo) June 12, 2024