Adidasi i jep fund partneritetit me Kanye West?

Kompania e njohur Adidas do ta rishikoj partneritetin e saj me reperin Kanye West. Ky vendim i kompanisë vjen disa ditë pasi reperi ai u shfaq me një bluzë ku shkruante “White Lives Matter” në Javën e Modës në Paris.

Adidas i tha BBC-së se kishte marrë vendimin për të vënë në shqyrtim partneritetin pas “përpjekjeve të përsëritura për të zgjidhur privatisht situatën”.

Një zëdhënës i kompanisë gjermane të veshjeve sportive tha gjithashtu se “partneriteti Adidas Yeezy është një nga bashkëpunimet më të suksesshme në historinë e industrisë sonë”.

Në fillim të kësaj jave, Yeezy ai u kritikua pasi prezantoi një koleksion në Javën e Modës në Paris që përfshinte bluza me sloganin “White Lives Matter”.

Fraza “Black Lives Matter”, e cila përfaqëson kundërshtimin ndaj racizmit dhe brutalitetit të policisë, u përdor gjerësisht pasi George Floyd, një zezak i paarmatosur, u vra nga një oficer policie në Minneapolis në verën e vitit 2020.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share