Ademi: Vendi nuk do të pësojë dëm me ndryshimin e Kushtetutës

NIKOLLOVSKI: PARTITË KANË KONSENSUS RRETH ÇËSHTJES SË ZGJERIMIT

Kryetari i komisionit parlamentar për çështje evropiane, Arbër Ademi, tha sot se, vendi ndodhet para një sfide të madhe në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe parakushtit për hapjen e kapitujve të negociatave me BE-në. Ai tha vendi nuk do të pësojë asnjë dëm nëse miraton ndryshimet Kushtetuese, duke theksuar se këtë duhet ta bëjë sa më shpejtë të jetë e mundur, nëse me të vërtetë kemi për qëllim dhe jo vetëm në mënyrë deklarative, të ndjekim rrugën evropiane.

“Unë jam mbështetës që të sigurojmë konsensus të gjerë ndërpartiak shtetëror shoqëror. Vlerësoj dhe jam thellë i bindur se, nuk kemi të drejtë të dorëzohemi nga qëllimet e përcaktuara strategjike, të cilat janë me gjenerata dhe nuk janë në funksion të politikës ditore. Mbështesë plotësisht Qeverinë dhe përpjekjet e institucioneve tona për anëtarësim në BE në vitin 2030. Të merremi më pak me politikë, ndërsa të fokusohemi më shumë ndaj reformave” – tha Arbër Ademi, Kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane.

Ndërkohë, kryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe deputet i VMRO – DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, tha partitë kryesore politike në vend kanë konsensus rreth çështjes së zgjerimit dhe kërkoi që mos keqpërdoret ky proces.

“Mund të dëgjojmë shpesh se, disa janë pro – BE të tjerë janë anti – BE, që mendoj se është keqpërdorim i këtij procesi, sepse te partitë kryesore politike në Maqedoni nuk ekzistojnë absolutisht dallime, por ekziston konsensus në lidhje me zgjerimin e BE-së. Nuk ekziston parti politike më serioze e cila është kundër BE-së dhe ai diskurs duhet të largohet” – tha Aleksandar Nikollovski, Kryetar i Këshillit Nacional për Eurointegrime

Kujtojmë se ndryshimet kushtetuese, që parashohin përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë, janë kusht për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE. Përkatësisht, edhe pse negociatat janë hapur, vendi nuk mund të hap asnjë kapituj, pa plotësimin e këtij kushti. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share