Ademi: Nesër seancë urgjente për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë

Shefi i grupit parlamentar të BDI Arbër Ademi ka njoftuar se nesër në Parlament pritet të ketë seancë urgjente për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë.

Sipas Ademit, të gjitha universitetet publike meritojnë trajtim të barabartë, duke shtuar se nuk do të lejojnë asnjë lloj diskriminimi ndaj tyre.

Postimi i plotë:

Ashtu siç premtuam, nesër Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të zhvillojë Seancë urgjente, ku në rend të ditës do të jetë propozim-Ligji për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë, me çka do të rregullohet koeficienti i pagesës së pagës për punonjësit në institucionet e arsimit të lartë publik nga llogaria e buxhetit, përfshirë profesorët, personelin jomësimdhënës dhe personelin teknikë.

Besoj që ky propozim-Ligj do të marrë mbështetjen e të gjithë deputetëve në Kuvend.

Të gjitha universitetet publike meritojnë trajtim të barabartë dhe ne nuk do të lejojmë asnjë lloj diskriminimi ndaj tyre.

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share