Ademi në Klan Debat në Klan M: VLEN po krijon standard që të mos mbajë përgjegjësi për vendimet e veta, premtuan dorëheqje si humbës por nuk e mbajtën fjalën!

Arbër Ademi, përfaqësues i Frontit Europian, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin Klan Debat në Klan M, duke denoncuar atë që ai e quan një inxhiniering politik që po ndodh pas zgjedhjeve të fundit. Ademi ka theksuar se Fronti Europian, për herë të parë, ka dalë si forca e dytë në vend, por ka shprehur shqetësimin se ka parti të caktuara që nuk mund të pranojnë këtë realitet të ri politik.

Sipas Ademit, ka një përpjekje të qartë për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve në mënyrë të jashtëligjshme, duke ushtruar trysni mbi anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Ai ka bërë thirrje për ruajtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe ka kërkuar nga KSHZ-ja që të qëndrojë e palëkundur ndaj këtyre trysnive.

“Fronti për herë të parë po del si forca e dytë në vend, dhe jan disa që smund ta përpijnë këtë fakt, dhe parterë me ata janë bërë edhe disa argatë shqiptarë të cilët po e organizojnë këtë inxhinjering. Gjatë rezultati të 8 majit unë kamë dal nga Fronti dhe kamë thënë se zgejdhjet ishin të lira dhe europiane, pa u numruar akoma votat sepse procesi qe demokratik dhe i lirë.
Ne skemi si të veprojmë ndryshe ndaj këtij inxhinjeringu përveq se t’ju lajmërojmë juve, opinionin si dhe kemi apeluar tek KSHZ-ja që të mos bien preh e trysnisë.
Nuk mundet që për zgjedhjet presidenciale të thonë se votimi është në rregull ndërsa për parlamentaret nuk qenkan në rregull, sepse u kujtuan ata të bënim matematikat dhe llogaritë e tyre për këto marrëveshje të tyre. Ata duan që në zonën 6 të marrin një mandat dhe tia japin bllokut maqedonas, dhe një në zonën 5 t’ja japin VLEN-it”, tha Ademi.

Në fund, Ademi ka premtuar se do të luftojë për të mbrojtur votën e qytetarëve dhe ka kritikuar liderët e koalicionit VELN për mungesën e përgjegjësisë dhe për mosmbajtjen e premtimit për të mos bërë marrëveshje me partitë që janë kundër integrimit në Bashkimin Evropian.

“Ne do të apelojmë pët ë mbrojtur këtë fitore të madhe të cilën vetë qytetarët me vullnet të lirë na e dhan.
E gjithë beteja është se kush e ka legjitimitetin. Taravari dhe liderët e koalicionin të tijë thanë se edhe një votë me pas më pak do të tërhiqeshin prej politikës, dhe nuk e mbajtën fjalë. Thanë se nuk bëjnë marrëveshje me ato parti që janë kundër integrimit në BE.
Ata po vendosin një standart për të mos mbajtur përgjegjësi për veprimet e veta”, tha Ademi./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share