Ademi: Na duhen 4 muaj e gjysmë për përmbylljen e ndryshimeve kushtetuese

Partitë shqiptare nuk duhet të bien pre e skenareve të dashakqinjve dhe atyre që janë kundër rrugës evropiane të vendit. Kështu bëri thirrje Arbër Ademi në emisionin Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin.

Sipas tij, nuk ka alternativë tjetër, përveç rrugës evropiane, por që duhet të bëjnë maksimumin për të vazhduar rrugëtimin bashkë me Shqipërinë.

“Minimum 4 muaj e gjysmë na duhen edhe sikur t’i kemi edhe sot votat e nevojshme, shumicën prej dy të tretave, minimum na duhet 4 muaj e gjysmë nga momenti i dorëzimit të një iniciative. Ju besoj se e dini se deri në fund të nëntorit përfundon procesi i skriningut dhe deri në fund të nëntorit ne sigurisht se duhet ta kemi të përmbyllur çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe së bashku me Shqipërinë të vazhdojmë hapjen e klasterëve, hapjen e kapitujve”, deklaroi Arber Ademi./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share