Ademi: I japim afat 48 orë VLEN-it të del të na spjegon mekanizmin ligjor që thonë se do e sjellin

Përmes një konference të jashtëzakonshme sot Arbër Ademi nga BDI i bëri thirrje VLEN-it ku tha se ju japin afar 48 orë ta tregojnë mekanizmin apo ligjin që do e sjellin në vend të Balansuesit.

“Kur kjo gjykatë politike që zbaton programet e një qeverie monoetnike sjell vendime të këtilla me çka eliminon deklarimin e përkatësisë etnike, cili është? Ja edhe si jurist me sfondin tim të juristit, po i sfidojë, po i pyes, ndoshta janë kreativ dhe mund të japin përgjigje. Po thonë se balancuesin do ta bëjnë me ligj, more balancuesi edhe tash ka qenë me ligj, formula e balancuesit ka qenë me akt nënligjor”, tha Arbër Ademi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share