Ademi: I bëjmë thirrje opozitës të pranojë marrëveshjen me Bullgarinë

Kordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi tha se i bëjmë thirrje opozitës të pranojë marrëveshjen me Bullgarinë.

“Ne kemi dyshime që opozita qëillimisht e ka ideuar iniciativën në mënyrë të paqëndrueshme juridikisht që e njëjta të refuzohet dhe me këtë të krijojnë përçarje dhe për të manipuluar popullin edhe pse nuk ka gjasa që referendumi të jetë isuksesshëm.

Iniciativa ka për qëllim pengimin e rrugës integruese të vendit. Bëjmë thirrje për krijimin e frontit të gjerë evropian të partive politike, mediave dhe organizatave joqeveritare.

I bëjmë thirrje krahut proevropian të opozitës që të bëjë gjithçka që të mos rrezikohet rruga eurpintegruese. Është e papërgjejgshme që në këtë kohë krizës të shpenzohen 8 mln euro për organizin të referendumit vetëm për tu bërë pjesë e mashtrimit të madh të opozitës. Qytetarët janë për anëtarësim në BE” – deklaroi Arbër Ademi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share