Adelina Tahiri nuk mban lotët nga emocionet, Filippo s’kursehet në komplimente: Harrova që s’është balerinë

Adelina Tahiri, një nga tre finalistet e spektaklit të vallëzimit “Dance Albania” në Tv Klan i ka mahnitur të gjithë me vallëzimin e saj me balerinin italian. Sapo mbaroi performancën e saj, emocionet duket se e pushtuan këngëtaren dhe nuk arriti të mbante lotët.

Alketa e ka qetësuar duke i thënë se fansat e saj të shumtë janë mobilizuar për ta votuar e më tej ka pyetur balerinin që e ka shoqëruar Adelinën në këtë rrugëtim, Filippon se si ishte të punonte me Adelinën në gjithë këtë kohë dhe ai nuk i ka kursyer fjalët më të mira.

 

Alketa Vejsiu: Pse po qan Adelina? Adelina Tahiri ne kemi të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, në mënyrë të veçantë, që janë mobilizuar për të të votuar sonte.

Adelina Tahiri: Vetëm dua të them faleminderit shumë, nuk kam fjalë.

Alketa Vejsiu: Filipo si ishte të punoje me Adelinën në gjithë këtë periudhë?

Filippo: Ishte e veçantë sepse Adelina është një profesioniste e vërtetë. Gjithë artin e saj e ka vendosur në dispozicion të gjithçkaje që ka bërë dhe mund të them se sonte në një moment e harrova gjatë vallëzimit që Adelina nuk është një balerinë, por një këngëtare dhe doja ti bëja komplimetnetet e mia./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share