Adele merr çmimin e saj të parë Emmy

Artistja është vetëm një hap larg marrjes së titullit ‘Egot’

Adele fitoi çmimin e saj të parë Emmy për specialen e CBS me titull “Adele One Night Only”, në hapje të “Creative Arts Emmy Aëards” në Los Angelos.

Këngëtares dhe kantautores i duhet vetëm një çmim Tony për të arritur statusin ‘EGOT’, që është një titull që i jepet një personi që ka marrë një çmim Emmy, Grammy, Oscar dhe një çmim Tony.

One Night Only, e cila ishte performanca e parë live e Adelës në gjashtë vjet, u filmua në Observatorin Griffith në Los Angeles më 24 Tetor 2021, dhe më pas u transmetua muajin tjetër.

Adele performoi tre këngë të pa dëgjuara në atë kohë nga albumi i saj i katërt në studio, si dhe këngë nga tre albumet e saj të mëparshme.

Shfaqjet u ndërthurën edhe me një intervistë nga prezantuesja e njohur Oprah Winfrey.

Regjisori i One Night Only, Paul Dugdale, mori gjithashtu çmimin Emmy për regji më të mirë për një speciale, ndërsa programi gjithashtu fitoi çmime për ndriçimin, punën me kamerë dhe miksimin e zërit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share