Artisja e njohur ka vënë në dukje sjelljen e fansave në koncerte
Sulmet ndaj artistëve në skenë duket se janë shtuar kohët e fundit dhe nuk kanë munguar as reagimet nga ana e disa këngëtarëve, të cilët janë solidarizuar me kolegët e tyre.
Artistë të shumtë, përfshirë Bebe Rexhën dhe Kelsea Balerinin, janë goditur nga sendet e hedhura në drejtim të tyre gjatë kohës që kanë performuar në koncerte. Lidhur me këtë çështje, këngëtarja e njohur Adele ka paralajmëruar fansat.
Ajo pyeti audiencën e saj nëse kishin vënë re se njerëzit duket se po “harrojnë etikën dhe sjelljen në koncerte kundrejt këngëtarëve që performojnë”. Ajo tha me shaka:
“Po ju sfidoj, guxoni të më hidhni diçka në skenë. Mos i hidhni gjëra artistëve!”
Së fundmi, ikona e muzikës botërore, në mënyrë të guximshme tregoi për të gjithë ndjekësit e saj se është duke u përballur me një infeksion bakterial në lëkurë, për të cilin ajo nuk kishte dëgjuar kurrë më parë, por që shfaqet shpesh në verë.
Klan News