Adama Samake, Adem Draganoviq dhe Remzifaik Selmani veshin fanellën e KF Besa të Dobërdollit

Skuadra debutuese në elitën e futbollit vendor klubi i futbollit Besa e Dobërdollit maksimalisht është duke shfrytëzuar afatin kalimtar të verës duke sjell emra të njohur dhe futbollist cilësor në radhët e saja . Së fundit KF besa ka angazhuar Adama Samake, Adem Draganoviq dhe Remzifaik Selmanin

Adama vjen nga Bregu i Fildishtë dhe ka përjetuar suksese të shkëlqyera si mesfushor në skuadrën vendase Makedonija GJ.P duke kontribuar në Ligën e Parë dhe duke luajtur në 36 ndeshje.

Samake është një mesfushor me aftësi të jashtëzakonshme dhe një angazhim të palëkundur për lojën.

Adem Draganoviq pjesë e transferimeve për sezonin e ri.

Me përvojë të pasur në BSV Rehden në Gjermani, Adem vjen me aftësi të shquara të lojës dhe një angazhim të pamohueshëm në fushën e lojës. 20 vjeçari – Draganoviq do të ketë rolin e mesfushorit defansiv me qëllim që të shtojë fuqinë tonë përpara për sezonin e ri.

Remzifaik Selmani sulmuesi i cili filloi karrierën e tij me skuadrën e Renovës, ku ariti të shkëlqej dhe pas një sezonin fantastik transferohet në Ujpestin e Hungarisë, me të cilin fitoi Kupën e vendit. Pas kësaj periudhe, Selmani u kthye në vendin tonë për të luajtur për KF Shkëndijën. Karriera e tij në futboll përfshin edhe periudha të suksesshme me klube të tjera si Llapi (Kos), Mezokovesd (Hun) Partizani (Alb), Gostivari dhe Bregallnica. Selmani njihet për aftësitë e tij të shquara dhe kontributin e madh në ekipet ku ka luajtur.

Sulmuesi 27 vjeçar arriti të shpallet kampion i vendit me skuadrën e Shkëndijës si dhe kampion në Superligën e Shqipërisë me skuadrën e KF Partizani.

Ndryshe ekipi vazhdon me fazën e pare përgatitore ku sot zhvillon kontrolluese me AP Brera në Strumicë, ndërsa fazën e dytë të përgatitjeve do ta vazhdon në Bullgari./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share