Abraham drejt Milanit, kuqezinjtë po mendojnë shkëmbim të bujshëm me Romën

Tammy Abraham pritet të largohet nga Roma gjatë afatit kalimtar veror, megjithatë ai do të mbetet në Serie A.

Sulmuesi italian sezonin e kaluar qëndroi thuajse një vit jashtë fushave shkaku i një lëndimi, derisa te Roma nuk llogaritin në të për sezonin e ri.

Milani është rikthyer sërish në skenë për transferimin e lojtarit pasi ai pëlqehet shumë në San Siro.

Abraham është entuziast për mundësinë e të luajturit në një klub historik dhe përkrah tre miqve të mëdhenj si Loftus-Cheek, Fikayo Tomori dhe Christian Pulisic.

Roma synon të fitojë 30-35 milionë euro nga shitja e yllit anglez, megjithatë Milani po kërkon që të përfshijë ndonjë futbollist në marrëveshje në mënyrë që mos të paguaj shumë.

Propozimi i parë i Milanit për Romën përfshinte kartonin e Luka Jovic plus një shumë të parave, por Roma nuk ka treguar fare interesim për sulmuesin serb.

Negociatat do të vazhdojnë në kërkim të marrëveshjes së duhur: Geoffrey Moncada ka identifikuar zgjidhjen e duhur te Alexis Saelemaekers, por është gjithashtu gati të flasë për Daniel Maldinin dhe Lorenzo Colombo, Roma po shqyrton edhe sulmuesin zviceran NoahOkafor. /Telegrafi/
Lexo gjithashtu
Total
0
Share