Abazoviqi pas takimit me Kurtin: Mali i Zi e Kosova po japin shembull rajonal se si duhet të bashkëpunohet

Kryeministrin në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, tha se Kosova dhe Mali i Zi janë duke dhënë shembull rajonal se si duhet të bashkëpunohet.

“Falënderoj kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për një mikpritje të jashtëzakonshme. Jam mëse i bindur se Mali i Zi dhe Kosova janë duke dhënë shembull rajonal se si duhet të bashkëpunohet”, tha ai.

Abazoviq foli edhe për marrëveshjen për shërbime ajrore mes Kosovës dhe Malit të Zi, të cilën e nënshkruan sot.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai u shpreh se ideja ishte që të krijohet një akses më i lehtë për qytetarët e dy vendeve, përcjell Klankosova.tv.

“Fokusi jonë edhe sot në takim ka qenë në atë se cili është standardi jetësor i popullit edhe të Kosovës edhe i Malit të Zi dhe mendoj se jemi në një rrugë të duhur të zhvillojmë disa projekte të cilat unë i kisha quajtur për Mal të Zi historike e kanë të bëjnë me infrastrukturën. Kam qejf të theksoj se ajo çka ishte ideja jonë ishte që të krijojmë një akses më të lehtë për qytetarët e dy vendeve”, u shpreh tutje Abazoviq.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share