Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar Jakov Milatoviqin për zgjedhjen si presidenti i shtetit malazez.
Abazoviq tha se zgjedhja e Milatoviqit si president është ajo për të cilën kanë luftuar.
“Kuvendi i Malit të Zi kurrë më i bukur, i gjithë rajoni, si dhe mysafirë nga Evropa dhe e gjitha bota u mblodhën në një vend. Mali i Zi dërgon një mesazh shumë të bukur. Ëndrra jonë politike është realizuar”, tha Abazoviq, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se me guxim, Mali i Zi është në rrugën e duhur.
Kujtojmë se sot Jakov Milatoviq është betuar si president i Malit të Zi, teksa tha se afrimi me BE-në është ilaçi më i mirë kundër politikave destruktive.