Abazoviç: Të anulohen zgjedhjet e parakohshme

“Presidenti i ri të ndryshojë vendimin e Gjukanoviç”

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazovic ka kërkuar nga presidenti i sapozgjedhur i këtij vendi, Jakov Milatoviç të anulojë vendimin e Milo Gjukanoviç për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme.

Sipas tij, presidenti i ri duhet t’i mbledhë të gjithë aktorët politikë dhe së bashku të caktojnë datën e re të zgjedhjeve. Në një intervistë për mediat vendase ai tha se zgjedhjet e reja mund të mbahen në fund të qershorit, para sezonit veror.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Abazoviç tha se Gjykanoviç nuk ka të drejtë të shpërndajë parlamentin në këtë mënyrë. Pak ditë para zgjedhjeve presidenciale, Gjukanoviç shpërndau parlamentin dhe caktoi 11 qershorin si datë të zgjedhjeve të parakohshme.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share