Një ditë pas samitit BE-Ballkani Perëndimor të zhvilluar në Tiranë, kryeministri Edi Rama, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç po marrin pjesë në sesionin e diskutimit në Bruksel rreth samitit historik të mbajtur në vendin tonë.
Në fjalën e tij në këtë sesion diskutimi, kryeministri i Malit të Zi Abazoviç është shprehur se dita e djeshme ishte një takim shumë i rëndësishëm dhe marrëveshjet e nënshkruara dje kanë dhënë mesazhe me rëndësi për Ballkanin Perëndimor. Abazoviç ka shtuar se nëse BE nuk e kupton se duhet ta mbajë derën hapur për Ballkanin Perëndimor, të gjithë do të humbasin.
Dritan Abazoviç: Edi është mjeshtri i evenimentit, në fakt ka të bëjë më shumë me thelbin. Ishte mirë që pamë kaq shumë udhëhqes për t’i dhënë mbështetje BP-BE i duhet të kuptojë një gjë të thjeshtë: Nëse BE-ja nuk e kupton që duhet të mbetet tërheqëse dhe të mbajë derën hapur për BP, mendoj se të gjithë do të humbasin. Mendoj se e djeshmja ishte një takim shumë i suksesshëm. Disa marrëveshje të firmosura dje do t’i dërgojnë një mesazh ndryshe për BP. E vërtetë është se kemi tensione në vendin tonë dhe pranë tij dhe duhet të mbështesim 6 vendet që të mbeten të fokusuar tek axhenda e BE-së. Përgëzoj Shqipërinë dhe RMV për zhbllokimin e proçesit të BE-së. Mendoj se kanë pritur shumë kohë dhe vendimmarrja nga ana e BE-së duhet të jetë më efektive. Nëse nuk është efektive, do të ju japë mundësi palëve të treta të hyjnë në rajon. Në Malin e Zi më shumë se 80 për qind e njerëzve i japin mbështetje prespektivës së rajonit të vendit. Duhet të zgjerojmë hapësirë për BP pasi nëse nuk e shfrytëzojmë këtë mundësi, do të mbetemi një vrimë e zezë. Bie dakord me ato vende që thonë se vendet e BP duhet të kenë rëndësi./tvklan.al