Abakarov arrin sukses në Kupën e Botës

Fiton 3 sfida duke ndihmuar ekipin të marrë medaljen e bronzit

Mundësi i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov bëri një paraqitje shumë të mirë në Kupën e Botës për ekipe e zhvilluar këtë fundjavë në Coralville të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai triumfoi në të 3 sfidat si anëtar i ekipit të pjesës tjetër të Botës, duke dhënë kontributin e tij për të fituar medaljen e bronzit në stilin e lirë.

Abakarov mundi japonezin Yamaguchi në raundin e dytë dhe mbylli me sukses sfidën e raundit të tretë me një përmbysje emocionuese me iranianin Momenijoujadeh. Në takimin për vendin e tretë ia doli të kalojë edhe gjeorgjianin Bujiashvili.

Zelimkhan Abakarov si kampion bote në fuqi për peshën 57 kilogramë fitoi të drejtën të garonte me ekipin e pjesës tjetër të Botës. Vendet që u paraqitën me skuadër të plotë ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Irani, Japonia, Gjeorgjia dhe Mongolia në bazë të renditjes Botërore.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share