AAA-BESA-LD: A do të kishte folur maqedonisht Ali Ahmeti nëse nuk do të ishte bashkuar opozita shqiptare?!

Pas intervistës së mbrëmshme të Ali Ahmetit, ku ai u përpoq të tregojë se e njeh gjuhën maqedonase, duam të njoftojmë si në vijim:

Ndoshta është koha për tezën e radhës – BDI-ja po ia kthen shpinën LSDM-së dhe e fillon fushatën për t’i pëlqyer Levicës dhe VMRO-DPMNE-së. A e kanë krerët e BDI-së më të rëndësishme mbrojtjen e pronës së fituar në mënyrë të paligjshme sesa fillimin e negociatave me BE-në? Çfarë pritet të ndodhë më pas? A do të bëhen komitë ekipi rreth Ahmetit? Pyetja shpërblyese është se a do të kishte folur Ali Ahmeti maqedonisht nëse opozita shqiptare nuk do të ishte bashkuar? Ky perversitet politik i BDI-së do të ndëshkohet nga shqiptarët. Nuk vendos më as LSDM-ja, as VMRO-DPMNE-ja, por vendosin shqiptarët se kush do ta përfaqësojë zërin e tyre pas zgjedhjeve të ardhshme” – thuheë kumtesën e përbashkët të AlternAtivA, Lëvizja BESA, Lëvizja Demokratike. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share