AAA – BESA: Hidhet hapi i parë drejt frontit opozitar shqiptar!

GASHI DHE KASAMI ME DEKLARATË TË PËRBASHKËT POLITIKE

Alternativa dhe BESA firmosin deklaratën politike për bashkëpunim, siç është thënë, në hapin e parë drejt bashkimi të opozitës shqiptare, njofton KlanM.

Qëllimi i unifikimit të opozitës, sic percjell KlanM, është që në zgjedhjet e ardhshme, të ndodh rotacioni politik edhe te shqiptarët.

”Duke qenë në një kapërcyell të rëndësishëm, kur procesi integrues po ngec, kur korrupsioni politik është bërë suksesi i vetëm i këtij pushteti, ndërsa të drejtat etnike shqiptare përsëri vihen në peshore të disfavorshme, momenti historik imponon që të gjitha forcat politike shqiptare, por jo vetëm politike, të bashkëpunojmë për ta deligjitimuar këtë qeverisje të korruptuar, të paaftë dhe të dëmshme për interesat e vendit dhe të shqiptarëve” – thonë nga BESA – AAA

Për këtë qëllim, dy kryetarët, Kasami dhe Gashi, sic njofton KlanM, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, që është zotimi formal i dy partive përkatëse për ta zyrtarizuar këtë dakordim.

-Do të angazhohemi bashkërisht dhe në secilën formë që ta përsgpejtojmë dhe ndihmojmë procesin e integrimit të vendit në BE, duke bashkëpunuar edhe me të gjitha forcat e tjera politike vendore dhe ndërkombëtare që besojnë dhe angazhohen për këtë qëllim.

– Do të angazhohemi për artikulimin dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, njësoj si edhe për të gjithë qytetarët e tjerë në RMV.

-Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në qeverisjen e ardhshme të vendit, gjithnjë me partnerë që besojnë në vlerat e perbashkëta europiane dhe të mirebesimit e kohezionit ndëretnik” – thonë nga AAA – BESA

Alternativa dhe Besa, sic njofton KlanM, thonë se ky bashkëpunim do të shtrihet në të gjithë nivelet e mundshme të ndërveprimit politik, kurse bisedimet politike për realizimin e kësaj deklarate për bashkepunim do të vazhdojnë në nivel të kryetarëve të dy subjekteve politike.

Për detajet e këtij bashkëpunimi do të formohen grupe pune të perbashkëta që do ta përcjellin vazhdimin e procesit – thuhet në komunikatën e përbashkët të Alternativës dhe Besës. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share