A pritet që të ketë ndonjë marrëveshje sot? Si përgjigjet Kurti

Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha raporton se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell para takimit me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

I pyetur nga gazetarët nëse pritet të ketë ndonjë marrëveshje ditën e sotme, Kurti tha se do t’u drejtohet gazetarëve pas takimit të radhës.

“Pas këtij takimi do t’ju drejtohem, pas takimit të radhës”, tha Kurti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, takohen ditën e sotme në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share