“A mund t’ia kurseni qytetarëve urimin e “mirëseardhjes” në kufi?”, Rama i drejtohet ministrit të Kosovës

Në mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Kosovë, Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla prezantoi marrëveshjen e re që do të firmosë Shqipëria dhe Kosova për kalimin në kufirin e Vërrmicës me më shumë lehtësira.

Pas fjalës së ministrit të Kosovës, kryeministri Edi Rama i ka drejtuar pyetjen se çfarë donte të thoshte ministri i Kosovës me lehtësimin e lehtësirave, duke shtuar se kjo fjalia i fut ankthin.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla: Kjo marrëveshje do të zvogëlojë procedurat e pritjeve në kufirin e Vërrmicës dhe do të bashkërendojë punën e policisë kufitare. Deri në fund të Shtatorit do të ketë kalim të lehtësuar të kufirit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Edi Rama: Kur thua për lehtësirat më fut ankthin sepse mendoj veten në makinë duke pritur ato lehtësirat. Mund ta dimë se si do të kalohet kufiri në Korrik dhe në Gusht, çfarë janë këto disa lehtësira?

Xhelal Sveçla: Herës së fundit kur isha në Shqipëri për herë të fundit, polici kufitar në Vërrmicë më uroi “Udhë të mbarë!”.

Edi Rama: A mund të ia kurseni këtë urim qytetarëve dhe ata kur kalojnë të mos ketë policë fare kur kalojnë dhe t’i urojnë dhe të ketë thjeshtë thjeshtë ndalime të rastësishme për çdo 500 makina. A mund të ndodhë kjo apo është e pamundur që të ketë një policë që t’i shohë dhe të ju thotë: Mirë se erdhët?

Xhelal Sveçla: Realisht, atë e mundëson protokolli.

Edi Rama: Unë e kam thënë që në mbledhjen e parë, vetëm ministrat e brendshëm mund të bëjnë një marrëveshje se si të zbatohet një marrëveshje që e kanë bërë më përpara./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share