A janë prokurorët të preferuarit e politikës?!

Qytetarët me të drejtë mund të gjykojnë në kredibilitetin e gjyqësorit, kur shohin fotografi të politikanëve me prokurorë apo gjykatës. Por, sipas Grubit, kjo nuk duhet të jetë element për dyshim.

“Kryeprokurorin e takojmë gati se në çdo pritje shtetërore apo të ambasadave. E takojmë gati në çdo seancë të Kuvendit e normal që do ketë fotografi…”, tha mes tjerash Artan Grubi, duke shtuar se Maqedonia si vend i vogël me pak banorë, qytetarët njihen me njëri-tjetrin.

Dyshimet, sipas Grubit, nuk mund të ngrihen në bazë të një fotografie, por ajo që duhet të vlerësohet është puna, apo shkeljet dhe shkarjet në punën e prokurorëve apo gjykatësve./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share