Në emisionin Happy Day, harpistja Bujana Ameti tha se ajo deri tani nuk ka pasur ndonjë ngërç muzikor, deritani nuk ka pasur diçka që e ndalon. Ku mes tjerash tha se zgjodhi Gjermaninë shkaku i shumë kompozitorëve dhe muzikantëve atje.
”Sa kam filluar studimet dhe nuk kam pasur diçka që ka mundur me ma stopu punimin apo mos me e dashtë instrumentin, nuk kam pasur ngërç, zgjodha Gjermaninë sepse ka shumë mundësi ka shumë kompozitorë, muzikantë gjerman dhe e kanë kulturën e muzikës klasike” – tha Bujana Ameti. /KlanMacedonia/