I pyetur nëse Alternativa i ka nën kontroll deputetët e saj, Amir Elezi nga kjo parti, në emisionin Klan Debat theksoi se tre deputetët e tyre janë kompakt dhe i binden vendimeve të organeve partiake, përcjell KlanM.
“Janë të gjithë bashkë. Po i bëjnë vizitat dhe agjenbdën që e kemi sot në Kosovë. Ata e dinë se nuk e përfaqësojnë fisin e tyre dhe çfarëdo vendimi që do të marrë Alternativa, do të jetë vendim që do ta ndjekin edhe deputetët e Alternativës”, tha mes tjerash Amir Elezi, nënkryetar i Alternativës./KlanMacedonia