A i duhet më Europës gazi rus? – Kina, Spanja dhe Belgjika vendet që importojnë më shumë

Rusia mund të eksportojë sasi rekord të gazit natyror të lëngshëm – LNG, në BE këtë vit, pavarësisht dëshirës së Brukselit për të eliminuar gradualisht burimet ruse të energjisë deri në vitin 2027. Pretendimet janë hedhur nga organizata ndërkombëtare joqeveritare Global Witness.

Bazuar në rezultatet për shtatë muajt e parë të këtij viti, Kina mbetet lider në vëllimin e LNG-së ruse të importuar, e ndjekur nga Spanja dhe Belgjika, sipas raportimeve të medias ruse Kommersant.

Sipas të dhënave nga organizata Global Witness, Spanja importoi 7.47 milionë metra kub LNG nga Rusia nga janari deri në korrik dhe Belgjika 7.08 milionë metër kub gaz natyror të lëngshëm.

Në shtatë muajt e parë të këtij viti, importi i LNG-së ruse në vendet e BE-së është 40% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Krahasuar me vitin 2022, vëllimi i LNG-së ruse të importuar nga BE në periudhën janar-korrik u rrit me 1.7 % nga viti në vit.

Nga gushti 2022 deri në mars 2023, BE-ja arriti të reduktojë konsumin total të gazit me 17.7 % krahasuar me konsumin mesatar në muajt e njëjtë në periudhën 2017-2022.

 / SCAN

Lexo gjithashtu
Total
0
Share