Për Arjanit Hoxhën dhe partinë e tij më e rëndësishme është rruga e vendit drejt BE-së sesa partitë në veçanti. Partia e Hoxhës është e afërt me çdo subjekt që është i gatshëm ta trasojë rrugën drejt BE-së.
“Orientimi i partisë që unë e përfaqësoj dhe njerëzve me të cilët e kemi ndërtuar dhe po e ndërtojmë dita-ditës këtë strukturë, është që me çdo kusht duam të jemi pjesë e BE-së sepse kjo është e ardhmja e vete që mund t’ja garantojmë brezave që do të vinë pas nesh”, deklaroi Arjanit Hoxha./tvklan.mk