A e solli “listën e zezë” në Maqedoni, koordinatori i DASH-it, Richard Nephew? – Përgjigjet ambasadorja Aggeler

Koordinatori kundër korrupsionit i Departamentit Amerikan të Shtetit, Richard Nephew vizitoi sot Shkupin duke u takuar me krerët e shtetit. Vizita e tij ngriti edhe dyshimet se mo vallë i njejti ka sjellur të ashtuquajturën “listë të zezë”, që po paralajmërohet prej kohësh nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, përcjell KlanM.

Ambasadorja e SHBA-së, Angela Aggeler, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës në poligonin ushtarak Krivollak, theksoi se janë disa lista sipas të cilave persona të ndryshëm hetohen në kontekste të ndryshme për korrupsion. Ajo, siç përcjell Klan Maqedoni, mohoi  që Nephew të ketë sjellë me vete edhe të ashtuquajturat “lista të zeza” të sanksioneve amerikane.

“Ai nuk është këtu për të zbuluar emra për listën e zezë apo diçka të tillë. Është këtu për të diskutuar proceset, sanksionet, protokollet që ka qeveria amerikane për çështjen e korrupsionit”, tha Aggeler.

Ajo theksoi se ambasada është në komunikim të vazhdueshëm me Uashingtonin për çështjen e korrupsionit.

“Mendoj se zoti Nephew është një aleat dhe promotor i mirë i të gjitha këtyre proceseve për të luftuar korrupsionin, që mendoj se është një nga çështjet më të rëndësishme për ju”, theksoi ambasadorja Aggeler.

Lista e zezë sipas Aggeler do të vijë nga Uashingtoni./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu

RMV, 35 vatra zjarri, dy të tjera ende aktive

QMK apelon qytetarët për kujdes  Për çdo ditë numër i lartë i zjarreve aktive po regjistrohen nëhapësira të jashtme njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 35 zjarre, dhe dy tëtjera janë aktive . Nga Qendra për Menaxhim me Kriza, thonë që sot në mëngjes janëaktive vetëm dy zjarre në Makedonski Brod, afër fshatit Belicë ,Aty ku digjet një pyll i rrallë me pisha në një zonë të vështirë për t’uaksesuar ndërsa zjarri i dytë është në Komunën e Bogovinës, afërNovo Sellës, ku digjen pyje të përzier dhe bimësi të ulët. Për një pjesë të zjarreve, të cilat kanë rrezikuar fshatrat, ditë mëherët është intervenuar nga ajri me aeroplanë të Drejtorisë përMbrojtje dhe Shpëtim dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nga QMK apeluan qytetaret qe te jene…
Më tepër
Total
0
Share