Një studim i ri thotë se personat optimistë kanë më shumë gjasa për të jetuar gjatë
Dëshira për të jetuar është e pranishme mes të gjithëve. Një studim i ri i publikuar në “Journal of the American Geriatrics Society” ka dalë në përfundime mjaft interesante për jetëgjatësinë.
Ata persona që janë më optimistë se të tjerët kanë një shans më të madh për të jetuar pas moshës 90-vjeçare.
Lidhja që duket se ekziston midis faktorëve psikologjikë dhe jetëgjatësisë po përforcohet gjithnjë e më shumë nga studimet shkencore. Një gjendje e mirë psikologjike mund të kontribuojë në shëndetin e organizmit dhe për rrjedhojë, një organizëm i shëndetshëm mund të “fitojë” vite të tjera jetë.
“Optimizmi mund të jetë një motiv i rëndësishëm për arritjen e jetëgjatësisë në grupe të ndryshme”, thotë studiuesja Hayami K. Koga.
Gjetjet e hulumtimit dolën në përfundimin se optimizmi lidhet drejtpërdrejt me jetëgjatësinë, por edhe me cilësinë më të mirë të jetës gjatë pleqërisë. U zbulua gjithashtu se përfitimet e gjendjes psikologjike në jetën tonë nuk lidhen ekskluzivisht me mungesën e depresionit, por me përfitimet e përgjithshme në jetën tonë të përditshme.
Studimet e mëparshme kanë shqyrtuar efektin e depresionit në cilësinë dhe jetëgjatësinë e njerëzve, por hulumtimi i ri shkon përtej faktit nëse depresioni ekziston apo jo por shikon gjendjen e përgjithshme psikologjike të individit dhe kjo ka një ndikim të rëndësishëm në jetën e një personi.
Klan News