A do të ketë për herë të parë një grua në krye të Italisë?

Sondazhet nxjerrin favorite 45-vjeçaren Giorgia Melonin

Teksa pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e parakohshme në Itali ku pritet të zgjidhet kreu i ri i shtetit, në shtetin fqinj mund të mos jetë më një surprizë që në krye të vendit për herë të parë të jetë një grua.

Sondazhet e deritanishme tregojnë favorite Giorgia Melonin lideren e partisë Vëllezërit e Italisë. Por kush është 45-vjecarja e cila mund të zërë karrigen më të rëndësishme në jetën e saj?

E rritur vetëm nga e ëma pasi babai i saj i braktisi në vegjëli Meloni i nisi hapat në politikë në një moshë shumë të hershme.

Në moshën 15-vjeçare, ajo iu bashkua Lëvizjes Sociale Italiane ndërsa në moshën 31-vjeçare u bë ministrja më e re në vend kur iu besua portofoli i të rinjve në qeverinë e Berlusconit në vitin 2008. 45-vjeçarja është kritike ndaj BE-së dhe dëshiron të përfaqësojë më mirë interesat e Italisë në Bruksel.

Por mbështetja e saj për NATO-n dhe për sanksionet e perëndimit kundër Rusisë kanë shuar disi pikëpyetjet se ajo mund të jetë e papërshtatshme për postin e kryeministres.

Sipas anketuesve, Meloni tërheq më shumë votues burra se gra. Megjithatë shumë gra argumentojnë se nuk u intereson aq shumë nëse një grua apo një burrë merr frenat e vendit, për sa kohë në vend do të ketë një qeverisje të qëndrueshme.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share