Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka bërë me dije se vendimin për kandidimin ose jo për një mandat të dytë në krye të presidencës, do ta marrë në gjysmën e dytë të muajit shkurt, përcjell KlanM.
“Përderisa e kam mbështetjen e qytetarëve në një numër solid, nuk kam frikë nga asnjë subjekt politik dhe për këtë arsye nuk kam nevojë t’i bëj lajka askujt në atë kuptim”, tha presidenti Pendarovski i pyetur nëse ka frikë se nuk do të marrë mbështetje nga BDI.
I pyetur për të komentuar sondazhet që po bëhen, presidenti tha se rejtingu i tij personal nuk ka ndryshuar dukshëm në katër vitet e fundit, gjë që sipas tij nuk është gjë e keqe./KlanMacedonia