I pyetur nëse Serbia është e gatashme ta pranojë pavarësinë e Kosovës, Presidenti serb Aleksandar vuçiq pas takimit me Kurtin në Bruksel, deklaroi se Serbia i qëndron besnik Kushtetutës së saj dhe rregullave ndërkombëtare, përcjell Klan macedonia.
“A është e gatshme Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës? Serbia është anëtare e Kombeve të Bashkuara, Kosova nuk është dhe ne çdoherë jemi shumë mbështetës të rregullave ndërkombëtare publike, kapitujve të KB-së dhe sigurisht Kushtetutës së Serbisë”, u përgjigj Aleksandar Vuçiq.
Ndërkaq siç raportohet pas takimit, pritet të realizohet edhe një takim i radhës më 18 mars të këtij viti./KlanMacedonia