A dështuan institucionet në rastin e Vanjës? – Bytyqi: Unë nuk i mas me minuta, por me epilogun final!

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në Klan debat me Xhumadije Ibraimin, shprehet i tronditur nga rasti i vrasjes makabre të 14 vjeçaret, ku i përshirë paraqitet edhe babai i saj. I pyetur për reagimin e institucioneve duke e krahasuar me vrasjen e Liridona Ademajt në Kosovë, me çka institucionet zbardhën rastin në afat shumë të shpejtë, ndërsa në Maqedoni kaluan thuajse një javë, Bytyqi theksoi se institucionet kanë reaguar në mënyrë shumë profesionale.

“Mendoj se edhe rasti në Republikën e Kosovës, por edhe rasti në RMV, treguan se institucionet dalëngadalë po e arrijnë nivelin e tyre më profesional të mundur dhe unë nuk i mas ato me minuta, por i mas me epilogun final. Më vejn mirë që kriminelët e marrin vendin e duhur nga profesionalizmi i institucioneve”, tha mes tjerash zëvendëskryeministri Bytyqi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share