Takimi i parë I Kryeministrit Mickoski me liderin e LSDM-së, Venko Filipçe rezultoi me marrëveshje konkrete. Sipas Filipçes është dakorduar formimi I grupeve të përbashkëta të punës që të do të punojnë për miratimin e agjendës reformuese, kurse ligjet e para që duhet të mbërrijnë në Kuvend janë nga fusha e gjyqësorit, energjetikës dhe shëndetësisë.
VENKO FILIPÇE – KRYETAR I LSDM-së
“Patëm takim të mirë dhe konstruktiv me Kryeministrin. Vlerësoj se edhe deri tek ai mbërriti mesazhi dhe kërkesa e qytetarëve për një formë të punës së përbashkët në sfera që janë të rëndësishme për cilësinë e jetës. Parimisht u dakordua se do të punojmë për mënyrën e formimit të trupave të përbashkëta ose grupeve të punës në pjesën, para së gjithash, të zbatimit të agjendës reformuese. Ligjet e para që duhet të mbërrijnë në Kuvend në pjesën e gjyqësorit, diçka që tangon të gjithë qytetarët, më tej energjetika dhe disa çështje lidhur me lëvizjet dhe projektet strategjike në shëndetësi”
Në takim është biseduar edhe për eurointegrimet dhe ndryshimet kushtetuese, por sic tha Filipçe, për këtë cështje ai dhe Kryeministri kanë qëndrime të kundërta.
VENKO FILIPÇE – KRYETAR I LSDM-së
“Po biseduam edhe për këtë temë. Për këtë kemi qëndrime të kundërta. I kuptoj qëndrimet e Kryeministrit. Mbetet që për këtë të bisedojmë në mënyrë plotësuese”
Lideri socialdemokrat ka hedhur poshtë pretendimet, sic tha, të disa partive të caktuara politike që takimit kokë më kokë me Mickoskit, t`I jepet dimensioni etnik.
VENKO FILIPÇE – KRYETAR I LSDM-së
“Thirrja fillestare ishte që të ulen në tavolinë të gjitha partitë. Mirëpo, I pari që u përgjigj ishte Kryeministri dhe Kryetari I VMRO-DPMNE-së. Ky ishte takimi I liderëve të dy partive më të mëdha maqedonase dhe nuk do të thotë se ky ishte një takim etnik dhe ka nota të tilla, absolutisht nuk I shikuam reagimet e partive tjera, pas ftesës unë personalisht I dërgova, asnjë nuk shfaqi dëshirë që menjëherë të ulen në tavolinë dhe si hap I ardhshëm është logjike që të ndodh”
Fillimisht për takimin në fjalë, Kryeministri Mickoski, u prononcua përmes Facebookut.
“Takimi ku biseduam për zhvillimet aktuale dhe nga ku dua të dihet se përgjegjësi, mençuri dhe ndershmëri më shumë se kurrë I duhen Maqedonisë” – shkroi nëpër rrjetet sociale Kryeministri Mickoski.
Ndërkohë janë prononcuar edhe nga Qeveria. Në komunikatë thuhet se interesat shtetërore maqedonase duhet të jenë pika nismëtare në bisedimet për cfarëdo cështje.
QEVERIA
“U potencua nevoja që të punohet për të ardhmen e përbashkët për qytetarët, si dhe të punohet për konsensus midis palëve për çështjet kyçe të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve. Në këtë kontekst e domosdoshme është që të mobilizohen të gjithë individët dhe strukturat progresive që mund të japin kontribut në rrugën e zhvillimit të vendit”
Ndryshe, Kryeministri Mickoski dhe liderit socialdemokrat Filipçe, patën takim kokë më kokë në Qeveri, pasi lideri I opozitës inicoi takim liderësh ku do të bisedohej për strategjinë afatgjate të vendit që do të përgatitej me dialog politik.