Pamje nga zjarri i mbrëmshëm që kaploi dy punishte në Negotinën e Pollogut, më posht edhe raporti i policisë

Më datë 16.02.2025 në ora 00:45 në SPB Tetovë është raportuar se ka rënë zjarr në një objekt-punishte në pronësi të personit M.A. (27) nga fshati Zdunjë e Gostivarit, që ndodhet në afërsi të çkyçjes së Negotinës, në atarin e fshatit Çegran. Gjatë shuarjes së zjarrit, zjarrfikësi E.I.(44) nga Gostivari, ka pësuar lëndim truporë, të konstatuar në Qendrën Emergjente në Gostivar.

Zjarri është shuar nga Njësitet Territoriale të Zjarrfikjes së Gostivarit dhe Tetovës. Inspektimin në vendin e zjarrit do të kryhet nga ekipi në DPB Gostivar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share