BDI i reagon deputetes Saranda Imeri

BDI i ka reaguar deputetes së VLEN-it, Saranda Imeri përmes një kumtese ku thuhet se kultura kërkon vizion dhe ata nuk e kanë as takayij as vizionin.

“Ti shpjegojm të nderuarës dhe të ndetuarve të Vlenit, se kultura kërkon vizion dhe takat, e ju se keni asnjërën!

Shkaku i rezistencës që të punësohen shqiptarët në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Tanec, krijuam Ansamblin e Këngëve dhe Valleve SHQIPTARE, që ju i përgjysmuat punësimet dhe për 8 muaj krijuat kaos dhe ndryshuat 4 drejtor!

Shkaku i rezistencës që të punësohen shqiptarët në institucionet Filharmoni dhe Opera e Baleti, krijuam Ansamblin Muzikor për kultivimin e muzikës serioze SHQIPTARE, që ju as idenë dhe vizonin nuk e keni se çka duhet bërë me këtë institcuion kaq të rëndësishëm, asnjë planë për punēsim dhe zhvillim të institucionit, nuk jeni në gjendje një drejtor ta zgjidhni 8 muaj!

Në Muzeun e Qytetit të Tetovës ka 8 shqiptar të punësuar nga afërsisht 20 të punësuar!

Biblioteka Nacionale ka 5 shqiptar të punësuar!

Ne krijuam, ne institucionalizuam kulturën shqiptare!

Ju i keni ndarë institucionet si plaçkë lufte, qeni zotnin nuk e njef tek ju, askush nuk din kush dhe për çka mba përgjegjësi!

Nuk mbulohet Dielli me shoshë” – thuhet në reagimin e BDI-së. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share