Zgjedhjet në Kosovë! Vuçiq: Kurti dëshiron ta eleminojë kundërshtarin e vetëm – Listën Serbe!

Beograd, 4. januara 2025. – Sednica Vlade Srbije kojoj prisustvuje predsednik Aleksandar Vuèiæ poèela je nešto posle 10 èasova u Palati Srbija. Sednica je poèela minutom æutanja za stradale u masovnom ubistvu na Cetinju. Vuèiæ prisustvuje sednici Vlade Srbije na poziv premijera Miloša Vuèeviæa koji i predsedava sednicom. FOTO TANJUG/ JADRANKA ILIÆ/ bg

 

Deklarata e Albin Kurtit, për mediat kroate, lidhur me protestat e studentëve në Serbi, sipas Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, tregon se, cilin duan ta shohin në pushtet në Serbi.

Ai gjatë një interviste për emisionin e mëngjesit në televizionin publik serb – RTS, ka potencuar se në rajon posaçërisht Zagrebit, një pjesë të Sarajevës dhe Podgoricës, u pengon pushteti i tij.

ALEKSANDAR VUÇIQ – PRESIDENT I SERBISË

“Edhe të jem diktator dhe psikopat, kur e thotë këtë Kurti, është një kompliment. Atëherë populli ynë e di se sa luftoj për serbët në Kosovë. Kjo flet për dëshirat e tij, kush i pengon në Serbi dhe cilin dëshiron ta sheh në pushtet. Njëjtë është në Zagreb, në një pjesë të Sarajevës dhe Podgoricës”

Duke komentuar zhvillimet rreth zgjedhjeve në Kosovë, Vuçiqi thotë se pjesëmarrja e Listës Serbe në procesin zgjedhor u ndihmon serbëve, kurse vështirëson pozitën e Kurtit.

ALEKSANDAR VUÇIQ – PRESIDENT I SERBISË

“Kurti ka vetëm një kundërshtar të fortë, kjo është Lista Serbe. Dhe, tani ranë në ujë të gjitha teoritë e komplotit dhe atyre që flisnin se kjo është bërë me marrëveshje. Gjithçka që ka bërë Kurti, ka bërë që të shkatërojë Listën Serbe dhe popullin serb”

Presidenti serb, gjatë intervistës në RTS bëri të ditur se Serbia më 10 ose 13 janar do ta pranojë dokumentin e SHBA-së për sanksione kundër Industrisë serbe të naftës, duke potencuar se në Serbi nuk do të ketë krizë dhe se vendi ka rezerva të mjaftueshme karburantesh.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share