Buxheti! Xhaferi i reagon Limanit: Mos e fshehni borxhin nga qytetarët!

Pas lajmit për buxhetin historik dhe meritave që tenton t’i merr Valbon Limani, ka reaguar kreu i BDI-së, dega Gostivar, Valdet Xhaferi.

I pari i degës së integristëve ka thënë se Limani dhe administrata komunale duhet qytetarëve tua tregojnë realitetin dhe mos ta fshehin borxhin e akumuluar.

Duke folur për fshirjen e mërgatës, Xhaferi akuzoi pushtetin lokal dhe qendror dhe tha se Gostivari pëson edhe financiarisht nga shlyerja e mërgatës.

Ai akuzoi ish kryetarin e Komunës, Arben Taravarin, duke thënë se iku nga qyteti i deligjitimuar pas humbjes së zgjedhjeve. Mes tjerash ai kishte shumë akuza për VLEN, po edhe për pushtetin lokal. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share