Tragjedia në rrugën Saraj – Rashçe/ Aksidenti që tronditi opinionin – vijojnë operacionet për zbardhjen e rastit!

Vijojnë kërkimet për personin e pestë – viktimë e kësaj tragjedie. Policia në qiell ka ngritur edhe dronët, kurse ekipet e kërkim-shpëtimit po bëjnë të pamundurën për të gjetur viktimën.

Një familjar i viktimave rrëfen operacionin e kërkim – shpëtimit duke u shprehur paksa I ngushëlluar se situata shëndetësore e fëmijës 4-vjecar është stabile dhe trajtohet në spital

“Intervenimi nga ana e zjarrfikësve shumë dobët, falë fshatarëvë këtu, fsahtit sfillare fshatrat për rreth ato shumë kanë ndihmu për ndryshë këto të tjerët shumë dobët. Veturën e kam parë atje, e kishin lidhur banorët e fshatit sidomos fshati Sfilare shumë ka kontribu se këto të tjerët pa pajisje kanë ardhur veç një veturë e zjarrfikësve. Dhëndri vazhdon të kërkohet. T`i kishim tërhjek ma shpejt ndoshta edhe dhëndrin do ta gjejshim kufomën të paktën. Fëmija ka pak lëndim por mirë është. E kanë trajtu mirë në spital. Ishalla gjindet edhe dhëndri se rasti është i tmershëm” – tha Xhevdat Bela.

 Për ekipet e shpëtimit, kushtet e vështira atmosferike, kanë ndikuar që operacioni të mos përfundojë.

“Kemi ardhur këtu kemi fillu kërkim shpëtimi mirëpo për fat të keq kushtett e vështira atmosferike dita shumë e shkurtë është erësu herët edhe nuk kemi pasur mundësi në kohë ta nxjerrim veturën edhe viktimat në to. Për fat të mirë fëmiju ka shpëtuar aksidentit. Operacioni ka filuar prej orës 19, ka pasur nevojë të priten shumë drunj edhe të hyhet me skavador deri poshtë edhe me kamionin tonë. Filluam me tërheqjen e veturës deri diku ka ora 11 e gjyseë I natës. Për fat të keq tre persona ishin Brenda, personi katër fati nuk dihet oër të” – tha Bajram Demiri.

Dje në orët e voa të pasditës, në rrugën lokale Saraj – Rashçe, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujërat e Vardarit.

Rreth orës 21.00, sipas MPB-së, pjesëtarët e Njësisë “Tigrat” nga ujrat e Vardarit kishin nxjerrë automjetin “Audi” me targa të Shkupit, ku ishin gjetur tre gra pa shenja jete, të moshës 23, 25 dhe 59 vjec, të gjithë nga Gërçeci i Shkupit.

“Në këtë fatkeqësi lëndime trupore ka marrë një fëmijë 4-vjeçar që ka qenë në veturë, kurse gjurmohet pas një 56-vjecari nga Gërçeci, që sipas familjarëve ka qenë në veturë para se të dalë nga rruga. Ekipe të SPB – Shkup përmes kërkimeve fizike me dy dronë po ndërmarrin masa për gjetjen e personit” – tha MPB.

Prokurori kujdestar Publik nga PTHP – Shkup, mbrëmë ka bërë ekspertizën në vendngjarje në Rashçe të Shkupit, ku automjeti me udhëtarë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujrat e Vardarit.

Përkundër kushteve jashtëzakonisht të vështira në terren të papërshtatshëm, janë ndërmarrë të gjitha veprimet për të siguruar gjurmë dhe prova me qëllim të konstatimit të shkaqeve të aksidentit – thonë nga PTHP.

“Bashkë me automjetin, nga ujrat e Vardarit janë nxjerrë tre gra që kishin ndërruar jetë. Është dhënë urdhër për autopsi. Vazhdojnë kërkimet për një person tjetër, derisa në veturë ka qenë edhe një fëmijë që ishte gjetur i lënduar jashtë automjetit dhe është dërguar në qendrën klinike. Sipas njohurive të para, automjeti drejtohej nga njëra prej viktimave. Do të jepet urdhëri për ekspertizë të automjetit” – thonë nga PTHP.

Sipas urdhërave të Prokurorit Publik, bisedohet me dëshmitarë okularë të rastit si dhe me familjarë të viktimave për shqyrtuar të gjitha rrethanat – njoftojnë nga PTHP-ja. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share