Babagjyshët në Venecia u shfaqën në Kanalin e madh të Venecias këtë vit me gondola.Organizatorët e këtij eventi I cili është kthyer në një traditë përzgjodhën edhe gondola e dekoruar më bukur me rastin e festave.
Kanali I Madh I Venecias është vendi që zgjodh për të mbajtur edicionin e dhjetë të Paradës së Babagjyshëve të Vitit të Ri në ujë.
Qindra babagjyshë vozitën përgjatë Kanalit të Madh me gondolat tipike të qytetit italian deri në urën e Rialtos.
Organizatorët përzgjodhën tre gondolat më të vecanta të cilat sipas tyre, ishin zbukuruar edhe më mirë me rastin e festave të fundvitit.
Festimet vazhduan më pas në shoqërinë e tingujve të këngëve të Krishtlindjeve, çokollatës së nxehtë, panetoneve dhe verërave të ndryshme.
Kjo nismë është promovuar nga bashkia e Venecias dhe është kthyer tashmë një traditë në qytetin e njohur italian duke përhapur gëzim tek vendasit dhe turistët e shumë të huaj.