Në vitin 2025 do të rriten pagat e të gjithë punëtorëve në vend, por jo edhe të funksionarëve – ka konfirmuar sot Kryeministri Mickoski.
Ai e quan këtë hap të drejtë edhe pse është I vetëdijshëm se nuk do të mungoi debati.
“Do të luftojmë që të gjithë punonjësit në vend të marrin paga më të larta, por këtë të drejtë nuk do ta kenë funksionarët. Këtë e thamë dhe do ta bëjmë. Jemi duke bërë ndryshime ligjore me të cilët nuk do të ketë rritje për pagat e funksionarëve dhe këto ndryshime së shpejti do të gjenden para deputetëve”, tha Mickoski.
Kryeministri Mickoski u ka bërë thirrje tregtarëve, sic tha, që ta rishqyrtojnë sjelljen e tyre lidhur me çmimet e produkteve ushqimore duke paralajmëruar se do të kërkojë nga Inspektorati i Tregut inspektime të jashtëzakonshme për të konstatuar rritjen e cmimeve të produkteve në 30 ditëtë e kaluara.
“Nuk mund që atyre që iu dha si e drejtë dhe mundësi për disa prodhime, tani këtë ta bëjnë me rritje dramatike të produkteve themelore. Ashpër do t`i kundërshtojmë ata që mendojnë se na kanë mashtruar. Është turp që janë duke e bërë para festave. Treguam vullnet të mirë dhe shihni si po na e kthejnë. Kjo nuk është korrekte dhe sot nga Ministria e Ekonomisë dhe e Punës do të kërkoj inspektime të jashtëzakonshme, që të ndalet kjo sjellje devijuese”, deklaroi Mickoski.
Lidhur me 250 milion eurot e pjesës së parë të kredisë hungareze të destinuara për sektorin e biznesit, Kryeministri Mickoski potencoi se ezistojnë procedura administrative që duhet të përfundojnë dhe pret që në janar këto mjete të jenë operative. /tvklan.mk