Shtetet e Bashkuara kanë hequr shpërblimin prej 10 milionë dollarësh për arrestimin e Ahmed al-Sharaa, udhëheqësit de fakto të Sirisë, pas bisedimeve diplomatike me përfaqësuesit e Hayat Tahrir al-Sham në Damask.
Pas takimeve midis diplomatëve të lartë dhe përfaqësuesve të Hayat Tahrir al-Sham , SHBA ka hequr një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për arrestimin e udhëheqësit de fakto të Sirisë Ahmed al-Sharaa.
Ndihmës Sekretarja e Shtetit Barbara Leaf tha se diskutimi me Sharaa ishte shumë produktiv. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit konfirmoi se diplomatët diskutuan ngjarjet rajonale dhe nevojën për të luftuar kundër Shtetit Islamik .
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA konfirmoi se delegacioni kërkoi gjithashtu informacion për shtetasit amerikanë të zhdukur nën regjimin e Bashar Al Asadit.
FBI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , ka ofruar që prej vitit 2013 një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për ata që kanë informacione që çojnë në arrestim të Sharaas, të njohur më parë si Abu Mohammed al-Golani, duke përmendur lidhjet e tij të së kaluarës me grupin terrorist, Al-Kaida.
Sharaa dhe rebelët e grupit të tij, Hayat Tahrir al-Sham, vazhdojnë të jenë në listën e grupeve terroriste nga Uashingtoni.
Përveçse nga SHBA-ja, grupi konsiderohet terrorist edhe nga Kombet e Bashkuara, Turqia dhe Bashkimi Evropian.