BDI reagon ndaj Janevskës: Qasja juaj krijon tensione ndëretnike me dëm afatgjatë!

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe deklaratës së saj për tërheqjen e ligjit për shkollimin e mesëm.

Nga BDI thonë se qasja e tillë nga kjo qeveri, po krijon tensione dhe krijon ndasi etnike.

Reagimi i plotë:

Ministre, ju mund ta interpretoni tërheqjen e ligjit për arsimin e mesëm si një kundërshtim të BDI-së për arsye se nuk e duam shtetit, por kjo është shumë larg të vërtetës, në fakt ishte pikërisht përshkak se e duam atë.
Ne e kundërshtuam këtë ligj për të mbrojtur shtetin dhe karakterin multietnik të vendit tonë nga individë si ju, të cilët nuk besojnë në bashkëjetesë dhe respekt të ndërsjellë.
Entuziazmi juaj i verbër mund të duket si një “stuhi e fuqishme,” por ai është i pamend dhe jetëshkurtër, ndërsa dëmi që mund të shkaktoni do të jetë afatgjatë.
Qasja juaj, që përjashton dhe krijon tensione, është një kërcënim për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.
BDI e kundërshtoi këtë ligj sepse kujdesemi.
Kujdesemi për shqiptarët, për maqedonasit dhe për çdo qytetar të këtij vendi, që të mos bëhen viktimë e qasjeve dhe vendimeve të papërgjegjshme si kjo.
Shteti ynë ka nevojë për vizion dhe lidership që bashkon, jo që përçan.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share