Himni! BDI: Si mund të ndalon VLEN diçka që vetë e ka votuar në Qeveri dhe e ka lejuar në Kuvend?

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj koalicionit VLEN për tërheqjen e ligjit për shkollim të mesëm, me ç’rast edhe himni i shtetit do të ishte obligim të këndohet në shkolla dhe organizime shkollore.

BDI thotë se VLEN vetë e lejoi këtë propozim ligj në qeveri, ndërsa tash prendojnë se e kanë fituar përballë këtij ligji.

Reagimi i plotë:

Është për të qeshur kur VLEN pretendon “fitore” për një ligj që vetë e miratoi në qeveri dhe më pas e lejoi në Kuvend. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, ku ata pyesin se: Si mund të ndalosh diçka që vetë e ke mbështetur?
“Në vend që të mbrojnë interesat e shqiptarëve, ata thjesht zbatojnë direktivat e VMRO-së, aq sa harrojnë edhe të fshijnë shënimet që tregojnë se deklaratat e tyre shkruhen në zyrat e VMRO-së!
E vërteta është e qartë: ky ligj u ndalua nga rezistenca e popullit dhe Frontit Europian, jo nga “trimëria” e një partie që ka humbur çdo kredibilitet.
Ashtu siç ndaluam vendimin katastrofal për Ligjin e Gjuhëve dhe sot këtë ligj diskriminues, ne do të vazhdojmë të mbrojmë shtetin multietnik si bartësit e vetëm të legjitimitetit të shqiptarëve.
Shqiptarët meritojnë përfaqësim të guximshëm, jo shërbëtorë që përdoren si vegla për interesat e të tjerëve!”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share