Shporta e Vitit të Ri! Ministri Durmishi dhe Inspektorati, kontrolle nëpër markete

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi së bashku me inspektoratin e tregut, Goran Trajkovskin bënë inspektimin në marketet e kryeqytit, kjo pas masave të qeverisë për “Shportën e Vitit të Ri”. Durmishi tha se nëpër rafte të marketeve çmimet ishin të vendosura per produktet.

“Ajo që pamë ishte qe në raftet e marketeve ishin të shënuara produktet të cilat janë të venduar  në shportën e vitit të ri në uljen e çmimeve në 10% e më lartë”, tha Durmishi. 

Sa i përket masës së qeverisë, për disa produkte që paraprakisht kanë ngritur çmimet, Ministri, Durmishi thotë se çmimet janë ulur dhe se inspektorati i tregut do të veproi në bazë të ligjit për mbështetje të konsumatorit.

“Kemi ulje të çmimeve, inspektorati shtetëror i tregut do të vepron jo në bazë të masës pasi që nuk është vendim qeverie por përkrjhje e qeverisë, por do të veproi në bazë të ligjit për mbështetje të konsumatorit me ç’rast në banzë të ati ligji do të duhet që tregtarët 30 ditë para se të hyj masa në fuqi të merret parasish për një product të caktuar, 30 ditë më para duhet të ketë çmim më të ulët”, deklaroi Durmishi. 

Ndërsa për drejtorin e insektoratit të tregut, Goran Trajkovski rezultatet janë të mira, dhe marrëveshje është e respektuar nga tregtarët.

“Reduktimi minimal i çmimit është përafërisht 10%. Rezultatet mund të them seriozisht respektohet për marrëveshjen, vetë shitësit dhe tregtarët në veprim, mendoj se tregojnë përgjegjësinë e tyre. Këtët mund ta themi si inspektorat për atë që kemi parë këto 5 gjashtë ditë”, deklaroi Trajkovski. 

 Ndryshe, trergatrët duhet të respektojnë masën deri më 15 janar dhe se inspektorati i tregut është në terren dhe do të bëj kontrolle, marrëveshje kjo e propozua ga vet tregtarët dhe që është përkrahur nga ana e qeverisë. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share